Paraburgim për Vrasjen në Dragash
Të arrestuarit për këtë vrasje paraburgimin prej një muaji ia caktoi Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren.
H.S. dyshohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
“Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji do të llogaritet prej datës 07.07.2016 ora 19:20 dhe do të zgjasë deri me datën 06.08.2016,” tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.
Gjykata tregoi edhe se si ndodhi vrasja e personit me inicialet N.S. në Brodosanë më 7 korrik në orën 15:00.
“Viktima me iniciale N.S. derisa ishte duke qëndruar në automjetin e tij xhip ‘Daihatsu’ dhe i parkuar te pompa e benzinës në fshatin Brodosanë, e thërret të pandehurin që t’i afrohet automjetit. I pandehuri i afrohet automjetit që e kishte të çelur derën e përparme të pasagjerit, e merr revolen nga dora e viktimës me iniciale N.S. dhe shkrep me të një herë në drejtim të viktimës dhe nga plagët viktima vdes në vendin e ngjarjes,” thuhet në komunikatën e gjykatës.
Për këtë vrasje KALLXO.com shkroi edhe më 7 korrik.
http://kallxo.com/vrasje-ne-dragash-arrestohet-dyshuari/