FOTO ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Arrestohen për Sulm ndaj Policit
17.6.2016 - 12:36
Ngjarja sipas raportit policor ka ndodhur në njërën nga pikat kufitare kur një shofer kamioni ka vazhduar të vozisë përkundër urdhrave të policëve për ta ndaluar mjetin e tij.
Pas ndalimit, njëri nga të arrestuarit e ka kërcënuar dhe ofenduar zyrtarin policor, duke e sulmuar edhe fizikisht atë.
Të arrestuarve sipas policisë u është caktuar ndalimi policor, ndërsa polici i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor.