Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Formula 1: Sergio Perez starton i pari për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Formula 1: Sergio Perez starton i pari për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

Sergio Perez, ia doli ta fitojë vendin e tij të parë në kualifikimet e Formula 1 për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite pasi e mundi pilotin francez, Charles Leclerc. Vendin e tretë e zuri një tjetër pilot i Ferrarit Carlos Sainz duke i dhënë mundësinë kampionit aktual Max Verstappen të Red Bull që të pozicionohet vetëm në vendin e katër.

Piloti i Haas-it, Mick Schumacher u dërgua në spital pas një aksidenti me shpejtësi të lartë, megjithëse nuk pësoi lëndime të rënda.

Ndërkohë, kampioni i shtatëfishtë, Lewis Hamilton, pati paraqitjen e tij më të keqe në kualifikime që nga viti 2009-të duke u pozicionuar vetëm vendin e 16-të.

Kualifikimi u zhvillua në sfondin e një fundjave të vështirë për F1 pas një sulmi me raketa kundër një fabrike nafte vetëm 13 kilometra larg nga pista.

Pilotët e formulave kaluan katër orë në takime deri në orët e vona të natës të premten duke diskutuar nëse ishte e sigurt të vazhdonin me kualifikimet përpara se të vendosnin përfundimisht të ndiqnin udhëheqjen e qeverisë saudite, e cila u dha atyre garanci se gjithçka ishte e sigurt.

Pozicioni i parë për Perez ishte i papritur për të thënë të paktën. Ai nuk njihet si një kualifikues i shkëlqyeshëm, e pati mundur Verstappen vetëm një herë në sezonin e tyre të parë së bashku vitin e kaluar dhe kjo arritje erdhi në Grand Prix-in e tij të 220-të.

Megjithatë, kualifikimi i tij mbrëmë ishte e merituar. Ai ishte dukur më afër se zakonisht me Verstappen gjatë gjithë fundjavës, por vendosi atë që ai e quajti xhiron e jetës së tij për ta mposhtur Charles Leclerc në fund të kualifikimeve.

Meksikani ishte 0.261 sekonda më i shpejtë se shoku i skuadrës së kampionit botëror Verstappen, i cili doli i katërti.

Perez e mundi Leclerc me 0.225 sekonda, me Carlos Sainz të Ferrarit në vendin e tretë, 0.177 sekonda prapa shokut të tij të skuadrës.

Mercedes nuk është konkurrues për momentin pasi po përballet me problemet aerodinamike në makinën e tyre.  Piloti i Mercedes, George Russell ishte i gjashti, ndërsa shoku i skuadrës, Lewis Hamilton, mund të arrinte vetëm në vendin e 16-të.  

Dhe krejt ky rezultat  erdhi në fund të një seance të mbushur me përplasje, në të cilën kishte dy flamuj të kuq, i dyti për një përplasje masive të Mick Schumacher që shkaktoi një ndalesë prej gati një ore.

Skuderia Alpine u pozicionua në vendin e pestë, respektivisht të shtatë, me Esteban Ocon dhe Fernando Alonso, Valtteri Bottas i Alfa Romeos, Pierre Gasly i Alpha Tauri dhe piloti i Haas Kevin Magnussen e kompletuan top 10-shen.

Lando Norris u kualifikua i 11-ti për McLaren, ndërsa shoku i tij i skuadrës Daniel Ricciardo ishte një vend pas tij, por iu dha një penallti me tri pozicione për pengimin e Ocon. /BBC

Rezultatet kualifikuese të GP të Arabisë Saudite – top 10

1) Sergio Perez, Red Bull

2) Charles Leclerc, Ferrari

3) Carlos Sainz, Ferrari

4) Max Verstappen, Red Bull

5) Esteban Ocon, Alpin

6) George Russell, Mercedes

7) Fernando Alonso, Alpin

8) Valtteri Bottas, Alfa Romeo

9) Pierre Gasly, AlphaTauri

10) Kevin Magnussen, Haas


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit