Fitore dramatike nga Kosova U21
16.11.2021 - 20:57
Kosova U21 ka shënuar fitore dramatike me rezultat 2-1 ndaj Shqipërisë U21, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Europianit 2023.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 58-të me Bernard Karricën pas asistimit të Asllanit.
Pas pranimit të golit, Kosova nisi të sulmoj më shumë portën e Shqipërisë duke e barazuar rezultatin në minutën e 66-të me golin e Erolind Krasniqit pas asistimit të Mark Marlekut.
Golin e fitores e shënoi Arlind Sejdiu në minutën e 90+2 pas asistimit të Mark Marlekut.
Pas kësaj fitoreje Kosova pozicionohet në vendin e pestë me gjashtë pikë.
Kurse, Shqipëria në vendin e tretë me nëntë pikë.
