Lopetegui Foto: Facebook
Reali po e konsideron largimin e Lopeteguit
08.10.2018 - 23:16
Real Madrid është duke kaluar në një formë mjaft të keqe ku në katër ndeshjet e fundit i ka tri humbje dhe një barazim, ku vlen të theksohet se nuk ka arritur të shënojë as edhe një gol të vetëm.
E për këtë po fajësohet trajneri i madrilenëve Julen Lopetegui.
Sipas ‘Onda Cero’, gjiganti spanjoll është duke menduar që ta shkarkojnë Lopeteguin nëse vazhdon me këtë formë, pasi kjo duket e patolerueshme për presidentin Florentino Perez.
Në mediet europiane, veçanërisht në ato spanjolle, kanë nisur të qarkullojnë zëra se zëvendësuesi i tij pritet të jetë italiani Antonio Conte.