Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Dardan Gashi: 20 Vjetori i Pavarësisë të Festohet si Anëtare e BE-së

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ministri Dardan Gashi ne takim me bizneset, Foto: Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike

Dardan Gashi: 20 Vjetori i Pavarësisë të Festohet si Anëtare e BE-së

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në Berlin, përpos takimeve me diasporën shqiptare, Gashi ishte i pranishëm edhe në manifestimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.

Në mesin e ministrave, sekretarëve të Shtetit dhe deputetëve të Bundestagut gjerman, në cilësinë e zv. kryeministrit të Republikës së Kosovës, Gashi ishte zyrtari i parë i Qeverisë kosovare që iu drejtua Qeverisë së re gjermane, e sapo formuar nga kancelarja, Angela Merkel.

“Në këtë 10-vjetor të Pavarësisë së Kosovës, në Berlin, po shpreh optimizmin që 11 vjetorin qytetarët e Republikës sonë ta presin duke lëvizur të lirë në vendet e Schengenit, ndërsa 20-vjetorin e Pavarësisë si shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Gashi në fjalimin para zyrtarëve të shtetit gjerman dhe korit diplomatik të akredituar në Berlin.

Po ashtu, gjatë vizitës së tij, ai takoi edhe përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve nga Dyseldorfi, Berlini, Ziegeni, Frankfurti, anëtarë dhe pjesë e kryesisë së Unionit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, afaristë të suksesshëm në fushat përkatëse, me të cilët bisedoi për mundësitë e krijuara me Ligjin e ri të investimeve strategjike për të investuar në Kosovë.

“Para pak kohësh kemi marrë edhe aplikacionin e parë nga një kompani gjermane, pronë e një bashkatdhetari tonë, për t’u kualifikuar si investitor strategjik në fushën e prodhimit të energjisë solare. Kjo do të duhej të shërbejë edhe si një motiv shtesë që ju, së bashku edhe me kompanitë gjermane, të vini në Kosovë për të investuar në fushat e minierave dhe të mineraleve, energjisë dhe turizmit”, theksoi Gashi gjatë takimit.

Zv. kryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, do t’i vazhdojë takimet në Shtutgard, me shkollat e mësimit të gjuhës shqipe. ​


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit