Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Ambasadori amerikan i zhgënjyer me zgjedhjen e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Ambasadori amerikan i zhgënjyer me zgjedhjen e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës

Pas reagimit të Ambasadës Britanike në Kosovë, për emërimin e ish-ushtarit të Limajt, Naser Shalës, në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (AKKVP), ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovës, Philip S. Kosnnet.

Në një postim në profilin e tij në Tëitter, Kosnett tha se ndihet i zhgënjyer me vendimin e 50 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Pajtohem me Ambasadën Britanike në Kosovë. I zhgënjyer thellë me refuzimin e Kuvendit të Kosovës për të emëruar udhëheqjen profesionale në Agjencinë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës. Deputetët treguan se e vlerësojnë kronizmin më shumë sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, tha Kosnett.

 

Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës me 50 vota pro, ka zgjedhur Naser Shalën drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronë.

Naser Shala ka qenë i akuzuar më 25 korrik 2011 së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka”.

Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij. 

Ndërkaq, Gjykjata Supreme e Kosovës përfundimisht më 24.05.2017 kishte vërtetuar pafajësinë e këtyre të akuzuarve.

KALLXO.com kishte siguruar CV-në e Naser Shalës.

Bazuar në CV-në e tij, Naser Shala që nga tetori i vitit 2017 është menaxher i furnizimit të shitjes në ‘Potreloum Coke Kosovo’ në Prishtinë. Pozitë të njëjtë kishte pasur edhe në ‘Team Oli Sh.P.K’ si menaxher i furnizimit, nga marsi deri në tetor të 2017.

Shala, nga janari i vitit 2004 deri në janar 2017 ka mbajtur pozitën menaxher kryesor në Barnatoren Qendrore, QKUK.

Shala është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës.

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) e pason Agjencinë Kosovare të Pronës.

AKKVP-ja është themeluar me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 9 qershor 2016.

Kjo Agjenci ka për mandat të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP) të zgjidhë dallimet dhe mos pajtueshmëritë në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para qershorit të vitit 1999, të cilat janë marrë nga Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit