Foto: Facebook/AlbanShillova
Alban Shillova mungon në ndeshjen kundër Dritës?
29.10.2018 - 22:22
Sulmuesi i Flamurtarit, Alban Shillova, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Arsim Thaçi, për ndeshjen e nesërme kundër Dritës, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të xhiros së 13-të në Ipko Superligën e Kosovës prej orës 13:30.
Golashënuesi më i mirë i ligës deri më tani e ka konfirmuar për KALLXO.com se nuk do luajë nesër ndaj Dritës, pasi nuk është stërvitur gjatë tërë javës pas lëndimit që e ka pësuar në ndeshjen me Ballkanin.
“Sipas të gjitha gjasave nuk do të luaj, pasi nuk jam stërvitur tërë javën”, ka thënë Shillova për KALLXO.com.
Alban Shillova pas 12 xhirove në Ipko Superligën e Kosovës është golashënuesi më i mirë me tetë gola, i ndjekur nga Haxhimusa e Alidema me nga shtatë të tillë.
