Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL69

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall valën e shitjes së aseteve me likuidim ShAL69

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e aseteve me likuidim ShAL 69, duke ofruar një gamë të gjerë pronash dhe asete atraktive në disa prej rajoneve kryesore të Kosovës. Kjo është një mundësi e rrallë për investitorët që kërkojnë të përfitojnë nga tregu i pasurive të paluajtshme në vend dhe të bëjnë investime strategjike në pronat e ofruara.

Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 3 asete, një kombinim të tokave bujqësore dhe një lokali me tokë, së bashku me një depo, duke përfaqësuar një mundësi të mirë për ata që synojnë të investojnë në pronat rurale dhe tregtare. Në rajonin e Pejës ofrohen 25 asete, që paraqet edhe ofertën më të madhe të aseteve. 24 asete janë toka të kategorive të ndryshme, një portofolio e larmishme për investitorët që kërkojnë të zgjerohen në sektorin bujqësor apo atë të ndërtesave komerciale, ndërsa një aset për shitje është objekt.

Në rajonin e Prishtinës ofrohen 20 asete. Kryeqyteti ka një numër të konsiderueshëm pronash për shitje, përfshirë 10 toka bujqësore, 4 lokale, një zyrë dhe asete të luajtshme të NSh Ingeniering. Prishtina përfaqëson një mundësi të madhe për investime në zhvillimin urban dhe tregtar. Në rajonin e Prizrenit ofrohen 7 asete. Në Prizren ofrohet një kombinim të tokave bujqësore, lokaleve dhe një aseti të luajtshëm, duke përfaqësuar një zgjedhje të mirë për investitorët që kërkojnë mundësi në rajonet turistike.

Në këtë valë ofrohen për shitje edhe 4 lokale në Podgoricë, Mali i Zi. Lokalet afariste me sipërfaqe që variojnë nga 75m² deri në 232m², janë të pozicionuara në lokacione atraktive në Podgoricë.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për të investuar në të ardhmen e pasurive të paluajtshme në Kosovë. Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto asete apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.69 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 30.10.2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo në tel: +383 (0) 38 500 400, ext. 1090 apo ext.2059.

 

 


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit