Warning: Undefined property: WP_Error::$cat_ID in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/header.php on line 24
Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit për themelimin dhe shuarjen e institucioneve para universitare, cenon kompetencat e komunës

Warning: Undefined array key "item_classes" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/single/single-article.php on line 5

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Udhëzimi Administrativ i Ministrisë së Arsimit për themelimin dhe shuarjen e institucioneve para universitare, cenon kompetencat e komunës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kushtetutshmërinë e Udhëzimit Administrativ të MASHTI-t për kriteret dhe procedurat e themelimit dhe pushimin e veprimtarisë së institucioneve edukativo-arsimore ose paraleles së ndarë, në komuna.

Vendimi MASHTI-t ndërlidhet me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës në vitin 2019, riorganizim ky i cili ishte iniciuar përmes vendimeve përkatëse të ish-kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Sipas Kushtetueses, udhëzimi i MASHTI-t sa i përket kompetencës për vendimmarrje të plotë të pushtetit qendror për themelimin dhe shuarjen e institucioneve të nivelit para-universitar në komuna, e që me udhëzim i ishte dhënë Ministrisë sipas gjykatës cenohen kompetencat vetanake të komunës.

“Duke zbatuar parimet e lartcekura në rrethanat e rastit konkret, përkatësisht vlerësimin kushtetues nëse Udhëzimi Administrativ i kontestuar cenon përgjegjësitë komunale, Gjykata, ndër tjerash, theksoi se kompetenca për vendimmarrje të plotë të pushtetit qendror për themelimin dhe shuarjen e institucioneve të nivelit para-universitar në komuna, që i është dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përmes neneve 3, 6, 7 dhe 9 të Udhëzimit Administrativ të kontestuar, sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykimin e publikuar, cenon “kompetencat vetanake” të komunës”- thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, me ligjin për vetëqeverisjen lokale, ligjin për arsimin në komuna dhe ligjin për arsim para universitar, vendimmarrja për themelimin e institucioneve të nivelit para universitar i takon komunave.

Ndërsa sa i përket kushteve për themelimin dhe propozimin e institucioneve edukativ-arsimor të Udhëzimit Administrativ të kontestuar, të cilat sipas udhëzimit përcaktojnë kompetencën e ministrisë për përcaktimin e këtyre kushteve që duhet t`i plotësojnë institucionet edukativ-arsimore, nuk i cenojnë kompetencat vetanake të komunës.

“…Ndërsa, sa i përket neneve 4 (Kushtet për themelimin e institucionit edukativ-arsimor ose paraleles së ndarë) dhe 5 (Propozimi për themelimin e institucionit edukativ-arsimor ose paraleles së ndarë) të Udhëzimit Administrativ të kontestuar, të cilat, ndër tjerash, përcaktojnë kompetencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të përcaktuar kushtet që duhet të plotësojnë institucionet edukative-arsimore dhe paralelet e ndara, dhe dokumentacionit të nevojshëm përmes të cilit mund të vërtetohet plotësimi i të njëjtave, Gjykata vlerësoi se të njëjtat nuk cenojnë “kompetencat vetanake” komunale”.

Kujtojmë që komuna e Kamenicës, më saktësisht kryetari i komunës në atë kohë Qëndron Kastrati më datën 17 tetor 2021 kishte parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit Administrativ të nxjerrë nga MASHTI.

Gjykata njëzëri kishte vendosur që kërkesa e parashtruar nga Kastrati është e pranueshme.

Por pas zgjedhjeve komunale, në nëntor të vitit 2021 ku kryetar i komunës së Kamenicës  ishte zgjedhur Kadri Rrahimaj, kishte bërë kërkesë më 5 janar 2022 që të tërhiqet kërkesa e parashtruar nga Qëndron Kastrarti.

Të njëjtën kërkesë të Rrahimajt gjykata e kishte refuzuar duke marrë për bazë interesin publik .

https://kallxo.com/lajm/gjykata-e-pezullon-serish-vendimin-pe%CC%88r-riorganizimin-e-shkollave-ne%CC%88-kamenice%CC%88/


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Betohen kryetarët e rinj të komunave në veri


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

“Lumi” që po ikte nga INTERPOL-i bie në pranga në Prishtinë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Fundi i mandatit, Izmir Zeqiri e Ilir Peci rrëfejnë sfidat e udhëheqjes së komunave në veri të Kosovës


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

I suspenduar nga shkolla për tre muaj, nxënësi në Ferizaj nuk po ndjek mësim alternativ


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Gazetari i KALLXO.com fiton vendin e parë për Raportimin më të Mirë në Ekonomi për vitin 2025


Warning: Array to string conversion in /home/kallxo/public_html/wp-includes/class-wp-query.php on line 1292

Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Përleshen mes vete, Polica arreston tre persona në Fushë Kosovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shmangie nga tatimi, Policia sekuestron mbi 138 mijë euro në Qagllavicë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Gjakovë


Warning: Undefined array key "hide_thumbnail" in /home/kallxo/public_html/wp-content/themes/kallxo_wp_2019/template-parts/post/post-default-item.php on line 37

Votimi i pakos së pensioneve teston autoritetin e Merzit